E ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Anis Brahimi. Ajo shquhet për kontributin e saj ndër vite në televizion dhe në radio, por këtë herë vjen në studio si mikesha e njërit prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Bëhet fjalë për producentin Ols Abazi, i cili u bë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother më 21 Dhjetor.
E pyetur rreth strategjisë së Olsit dhe botës së tij emocionale brenda shtëpisë, ajo u shpreh se ai nuk është sipërfaqësor dhe mbi të gjitha duke zgjedhur fjalët kundrejt debateve që mund të krijohen.
Strategjia e Olsit, dhe e them strategji të nënvizuar shumë, është se Olsi nuk ka hyrë atje për t’u rrëfyer tek prifti. Olsi ka hyrë për t’i treguar njerëzve që heroi i një reality show duhet të jetë dikush qytetar, me vlera dhe në rastin e të qenurit VIP apo NIP. Njerëz në Tiranë, të cilët janë në këtë grup moshe rreth të 40-ave, mbi të 40-tat e kështu me radhë, e njohin Olsin. Pra, ai është VIP në kategorinë e miqësisë apo të punës. Kështu që, ndoshta nuk është TikToker 20 vjeçar, por ka një reputacion që e ka ndërtuar për shumë kohë.
Përsa i përket ndjenjave dhe gjendjes së tij shpirtërore, si është Ols Abazi në jetën e përditshme dhe si është momentalisht brenda në shtëpi?
Olsi është një njeri shpirtëror mbi të gjitha. Kështu që në qoftë se do të kishte ngjarje, të cilat lidheshin spiritualisht dhe mund të vinin në të njëjtin moment, kjo nuk do ta përjashtonte. Por Olsi është njeri shpirtëror, që lidhet me njerëzit në nivele të tjera. Nuk është sipërfaqësor.
Si e sheh Anis Brahimi lojën e tij në BBV?
Tani ka gjithmonë dy kanale në të cilat është një Peshore, siç është Olsi specifikisht, që ka atë anën e tij të super kujdesur për njerëzit. Pra, ndoshta edhe në konfliktin që pati me Arsidën, apo me njerëz të tjerë që ka pasur aty brenda, nëse i vëmë veshin shohim një sens shumë paternal të emocioneve të tjetrit. Pra, gjithmonë duke i ruajtur dinjitetin, duke zgjedhur fjalët mbi të gjitha dhe këtu dua të ndaloj. Tek zgjedhja e fjalëve. Olsi është në një grup moshë pak a shumë me Rozanën, me Laertin, që janë njerëz me eksperiencë në jetë, të matur në të njëjtën kohë dhe sigurisht që fjalën respekt e kanë pak më të rëndësishme se të tjerët që janë pak më të rinj dhe janë pak më lojtar.