Celebrities Magazine Showbiz

Producenti Ols Abazi është zyrtarisht banori i tretë i Big Brother!

Ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

Pak para disa çastesh është prezantuar zyrtarisht banori i tretë dhe ai është producenti i mirënjohur Ols Abazi. Si fillim, karriera e tij ka nisur në radio, i cili ngriti një strukturë mjaft inovative për kohën dhe me zërin e tij karakteristik arriti të ishte zëri i shumë spoteve radiofonike.

Më pas, dashuria për kinematografinë dhe botën e artit bëri që ai të investohej edhe në kompaninë Nilor Film, i cili arriti të krijonte me skuadrën e tij reklama që do të mbaheshin mend gjatë. Ai ka kontribuar në projekte të ndryshme, duke përfshirë filma dhe seriale.