Live From Tirana Showbiz

Nuk i dhanë as dorën kur hyri në shtëpi, Ina për Selin dhe Lore: I kam falur, por nuk krijoj miqësi me njerëz që…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por duke u ndalur dhe tek disa detaje nga jeta e saj private…

Si ishte të jetoje në atë shtëpi situatën me Keijin dhe Stelinën?

Ishte e vështirë për mua në fillim, sepse i kisha të gjithë kundër. Nuk është e lehtë sepse në fund të ditës ti bashkëjeton me ata, nuk është se je këtu jashtë dhe mund t’u bësh “skip” atyre personave. Ti jeton në një ambient me ta dhe sulmet ishin që në momentin kur kam hyrë aty brenda. Por gjeta mbështjetje. Prandaj them që nuk i heq asgjë këtij rrugëtimi. Sido që shkoi, ishte i bukur, plot me emocione.

Disa nga vajzat e shtëpisë nuk të pritën mirë kur ti hyre brenda, madje nuk të dhanë as dorën. I ke falur, çfarë ndien sot ndaj atyre?

Që në momentin kur hyn pak më mbrapa se të tjerët, duket sikur ti je mysafiri dhe ata të zotët e shtëpisë. Që këtu nis pak ndryshe rrugëtimi. Plus hyrja ime ishte goxha bombastike dhe u prit pak jo mirë. Ato janë vajza në fund të ditës, i kam falur, nuk është se kanë bërë ndonjë mëkat dhe nuk pres që t’i fal. I uroj thjesht më të mirat. Por që sigurisht miqësi unë nuk krijoj me njerëz që nuk më kanë dhënë respekt.