E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por duke u ndalur dhe tek disa detaje nga jeta e saj private…
Pse u bëre pjesë e “Big Brother VIP 5”?
Gjithmonë kam dashur të vë veten time të parën dhe çdo gjë që e bëj në jetë, e bëj për t’i dhënë një mundësi vetes. Siç e kam thënë, në “Big Brother” u bëra pjesë për veten time, pavarësisht se rrugëtimi im mori një trajtë komplet ndryshe. Nuk pendohem as për këtë. Ka qenë një rrugëtim shumë i bukur, ka lënë gjurmë në jetën time. Më vjen mirë që ndodhi kështu.
Si do e kujtosh ti “Big Brother”?
Do e kujtoj si eksperiencën më të bukur që kam kaluar deri më sot, që më ka shenjuar në jetë dhe uroj të bëhet një ogur i mbarë për të ardhmen time dhe për qëllimet dhe dëshirat e mia.
A do kishte fshirë gjë nga rrugëtimi yt brenda në shtëpi?
Nuk do kisha fshirë gjë. Unë mendoj që si të mirat, si këto më pak të mirat, zhgënjimet deri diku, apo gjërat që ne i nisim për mirë dhe nuk na përfundojnë dhe aq mirë, në fund të ditës unë mendoj që shumatorja e të gjitha këtyre është ajo që na bën ne si njerëz dhe kompleton rrugëtimin tonë në jetë. Eksperiencën time në “Big Brother” e quaj si një eksperiencë që ka shenjuar thellë, ka lënë gjurmë, ka pasur emocione shumë të forta, si për mirë, si për keq, edhe ato momentet e dobësisë unë tani i kujtoj me shumë nostalgji. Jam e lumtur për veten time që ia dola dhe tani jam shumë pozitive për çdo gjë që kam kaluar. Nuk them që më mirë mos ta kisha bërë këtë gjë, por jam e lumtur që e bëra.