Shërbimi Meteorolgjik Ushtarak njofton sot, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, kryesisht pas orëve të mesditës e në relievet kodrinore-malore të territorit.
Në relievet malore në lindje, vranësirat e dendura shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme lokale e të dobëta, prej orëve të mesditës deri të pasdites.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 14 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/19
Diell pak re
Kukës
5/13
Diell re shi
Lezhë
10/19
Diell pak re
Dibër
5/12
Diell re shi
Durrës
10/19
Diell pak re
Tiranë
14/19
Diell pak re
Elbasan
9/19
Diell re
Berat
11/20
Diell re
Vlorë
11/19
Diell pak re
Korçë
6/11
Diell re shi
Gjirokastër
8/16
Diell re
Sarandë
11/18
Diell pak re