Rikthehet në valët e Top Albania Radio emisioni “Big Brother VIP Radio”, duke sjellë sërish në vëmendje dinamikat dhe të pathënat nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri.
Pas një transmetimi live që zgjati dy orë, plot deklarata të forta dhe rrëfime nga eksperienca e banorëve, pjesa e fundit e programit u moderua nga Rogerti dhe Juela. E ftuara e tyre e parë ishte banorja Edisa, e cila u përball menjëherë me pyetje direkte mbi lojën dhe nominimin e saj.
E pyetur nga Rogerti se çfarë ofron më shumë se rivalët e saj, Edisa u shpreh e sigurt në vetvete, duke theksuar se qëndrimet e saj janë të forta dhe të pandryshueshme.
Ajo theksoi se gjatë gjithë rrugëtimit është përpjekur të jetë sa më autentike, duke reaguar në mënyrë organike ndaj çdo situate brenda shtëpisë.
Unë mendoj se i jap shtëpisë mendimet e mija të forta që i rri deri në fund, janë të pandikueshme, qoftë e me njerëzit që unë rri… Unë këtu brenda jam munduar që çdo situatë të vijë e ndjerë dhe organike
Sa i përket strategjisë për nominimin, Edisa u shpreh se nuk ndjek një plan të fortë, por i beson rrjedhës së lojës dhe dinamikave që krijohen natyrshëm.
Megjithatë, ajo la të kuptohet se në momentin e duhur mund të nxjerrë në pah dobësitë e banorëve të tjerë, konkretisht Malit dhe Shendritit.
Ja lë rrjedhës së “Big Brother”, dinamikat nuk mungojnë… Nuk më duhet një strategji e fortë me dal nga ky nomimin. Mund të dalin në pah dhe dobesitë që kam parë gjatë kohës për Malin dhe Shëndritin që i nxjerr në momentin që më duhet
Gjatë intervistës, Juela i vuri në dukje edhe raportin e saj me Brikenën, duke nxjerrë në pah një tjetër anë të banores. Ndërkohë, Edisa u shpreh se pika e saj më e fortë është fakti që nuk ndikohet nga presioni i të tjerëve.
Ajo përfundoi duke theksuar se nuk ka frikë nga eliminimi dhe se shumë prej banorëve të tjerë, sipas saj, dalin nga vetja pikërisht nga frika për të mos u larguar nga loja.
Pika ime më e fortë, është që unë këto presionet e këtyre që ‘do të dalësh’, nuk i ha. I kam marr më të mirën këtij rrugëtimi, këta nga frika për të mos dalë, dalin nga vetja. Unë nuk kam frikë të dal.