BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Gossip

13 vjeç me kamion për Angli, Rogerti: Nuk kthehem më. Qetësinë ma solli…

Këtë javë rikthehet sërish Big Brother VIP Radio në Top Albania Radio ku personazhet e spektaklit, po zhvillojnë intervista me pyetje dhe përgjigje mbi zhvillimet që kanë ndodhur deri më tani në shtëpinë më të famshme në vend.

Top Albania Radio ka ngritur aty një studio radiofonike ku deri në 18:00 personazhet po rrëfejnë eksperiencën e tyre në lojë.

Në panelin e radhës kemi Mirin dhe Selin, teksa i ftuar ishte Rogerti!

Rogerti ka rrëfyer jetën e tij në emigracion.

Rogerti: Kam ikur 13 vjeç, me gomone, e kamion.

Emigracioni është shumë i vështirë, sidomos kur shkon si refugjat, lagjet e varfra dhe të vështira ku jam rritur kanë ndikuar edhe në karakterin tim. Kam bërë edhe rolin e përkthyesit, pasi kam studiuar në shkollë.  Jam i uritur për sukses dhe për të arritur diçka.

I pyetur nga Miri dhe Selin se si e shikon ai jetën pas përfundimit të Big Brother u shpreh se:

Rogerti: Nuk do të shkoj më në Angli, dua të kthehem në Shqipëri, të punoj këtu. Mbase si gazetar, mund të hap një biznes timin, por nuk dua të kthehem më në Angli.

I pyetur për deklaratën se Shqipëria është një vend i egër, Rogerti tha:

Vend i varfër do thoja , por që nxjerr karaktere të forta. Kam ardhur me plan në Big Brother, kjo është vetëm lojë.Kam tregu të dyja anët, i mire dhe i keq, jam 100% i vërtetë. Kur erdha doja Selin, por qetësinë ma solli Miri.  Miri më ka qetësuar, më ka bërë njeri më të mire. Jam paqedashës.