Një moderator i një televizioni në Zambia të Afrikës është bërë viral në rrjet. Ai ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve dhe tha se nuk kishin marrë rrogat. Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore në “News TV KBN” kur bëri një akuzë të papritur në transmetim.
Duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punojnë për “KBN TV”, Kalimina tha:
Unë punoj zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Nuk jemi paguar.
Rikujtojmë, se në një televizion argjentinas u dha lajmi se William Shakespeare, dramaturgu i famshëm ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën anti-COVID-19 dhe ky informacion habiti të gjithë shikuesit.
Prezantuesja televizive ngatërroi shkrimtarin e njohur me britanikun e parë që mori vaksinën Pfizer, rreth 5 muaj më parë dhe videoja e saj është bërë tashmë virale.