Bota

Nuk ndalet aktiviteti sizmik në Filipine, një tjetër tërmet godet sot vendin

Nuk ndalet aktiviteti sizmik në Filipine. Një ditë pas tërmetit me magnitudë 6.1, që shkaktoi 11 viktima në veri të vendit, një tjetër lëkundje e fortë u shënua sot në qendër të Filipineve. Ajo ishte me magnitudë 6.3 dhe u regjistrua në thellësinë 70.2 km. Për momentin nuk ka njoftime për dëme në njerëz apo materiale.