Showbiz

Nuk pranojnë ta veshin në “Grammy Awards”, Bebe Rexha kritikon publikisht stilistët

Më në fund ajo është nominuar për herë të parë në “Grammy Awards” në 2 kategori, artistja më e mirë dhe bashkëpunimi ‘country’ më i mirë por diçka nuk e lejoi Bebe Rexhën të shijonte momentin.

Me anë të një video-je të postuar në rrjetin social Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare është shpehur se stilistët nuk duan ta veshin për mbrëmjen e madhe pasi sipas tyre ajo është një masë e madhe.

“Nëse nuk ju pëlqen stili im apo muzika ime kjo është tjetër gjë, por të thoni se nuk mund të vishni dikë pasi nuk ka përmasat e një modeleje pasarelash kjo është e papranueshme” ,-tha ajo e irrituar.

29-vjeçarja e mbylli videon e saj duke i thënë të gjithë këtyre stilistëve të shkojnë në dreq.