Celebrities Magazine

“Nuk shoh asnjë film”/ Habit me deklaratën Denzel Washington: “Jam lodhur…”!

Denzel Washington mund të mos i mbajë mend më të gjitha filmat ku ka luajtur, por kur bëhet fjalë për sa filma shikon vetë, përgjigjja është e thjeshtë: asnjë. “Nuk shikoj filma. Vërtet nuk shikoj”,  tha fituesi i dy çmimeve Oscar gjatë një bisede me A$AP Rocky dhe regjisorin Spike Lee në një dalje për revistën GQ.

A$AP Rocky më pas e pyeti aktorin 70-vjeçar nëse arsyeja për këtë është fakti se filmat janë puna e tij. Washington tha:

Ndoshta. Jam lodhur nga filmat.

Spike Lee më pas ndërhyri për ta pyetur sa filma ka bërë, dhe Washington iu përgjigj menjëherë:

Shumë. Besoj rreth 50.

Washington dhe Rocky luajnë të dy në thrillerin e Lee-t “Highest 2 Lowest”, që aktualisht po shfaqet në kinematë amerikane. Gjatë bisedës, Rocky tregoi për përvojën e tij në filmin e vitit 2018 “Monster”, ku luajti bashkë me djalin e Washington-it, John David dhe e befasoi aktorin me miqësinë e tyre.

Rocky: U bëra shumë shok me djalin tënd, John David.

Washington: Ti dhe John David jeni kaq të afërt.

Lee: Ai nuk shikon filma.

“Highest 2 Lowest” është bashkëpunimi i pestë i Washington me Spike Lee, që nga filmi i parë i tyre i përbashkët në vitin 1990, “Mo’ Better Blues.” Kur Rocky e pyeti cili ishte projekti i tij i preferuar me Lee, Washington u përgjigj:

Nuk kam të preferuar. Gjithmonë u them njerëzve, kur më pyesin ‘Cili është filmi yt i preferuar?’ – u them ‘Filmi im i ardhshëm.’ Nuk jam i interesuar për të kaluarën. Në fakt, nuk e kam parë më ‘Mo’ Better’ që nga ajo kohë.

Ndër projektet e ardhshme të Washington përfshihet edhe një film nga Netflix, me titull “Here Comes the Flood”, ku do të luajë përkrah aktorëve britanikë Robert Pattinson dhe Daisy Edgar-Jones.