Celebrities Gossip Showbiz

Nuk zë mend, “fansi” i Kim Kardashian tenton të hyjë përsëri në pronën e saj!

Nicholas Costanza është kthyer sërish në qendër të mediave, pasi tentoi edhe njëherë tjetër që të hyjë në pronën e yllit televiziv, Kim Kardashian. Personi në fjalë ka një urdhër ndalimi të përhershëm nga policia pasi ka kërcënuar Kim, i ka dërguar diamand dhe një kokërr ‘Plan B’ që ndalon shtatzëninë.

Të gjitha këto ngjarje i hapën probleme serioze me drejtësinë Costanza-s, por prap tentoi të hyjë në zonën rezidenciale ku banon Kim. Rojat e sigurisë e ndaluan në kohë dhe Nicholas është aktualisht në paraburgim, nga ku mund të dalë vetëm pasi të shlyejë detyrimin prej 150.000 dollarë ndaj shtetit.

Ndërkaq, rikujtojmë se së fundmi Kim Kardashian ka shkëlqyer në “Saturday Night Live” dhe shikueshmëria arriti majat. Pas hapjes së sezonit me vlerësimin më të keq në historinë e shfaqjes, ylli televiziv tërhoqi shikueshmëri të mjaftueshme për të rritur paksa numrin e tyre dhe madje bëri shaka për uljen e shikueshmërisë në vitet e fundit si pjesë e monologut të saj të hapjes.

Vlen të theksojmë se themeluesja e markës së veshjeve “SKIMS”, festoi ditëlindjen e saj të 41-të disa ditë më parë dhe mori urime të shumta nga familja në rrjetet sociale. Një nga të parat që e uroi ishte nëna e saj Kris Jenner, e cila i dedikoi disa fjalë prekëse në disa fotografi të postuara në Instagram.

Për të gjithë adhuruesit e stilit të Kim, në këtë link mund të shihni dhjetë pjesët më ikonike të koleksioneve të saj. Si një koleksioniste, Kim preferon më shumë për të zgjedhur pjesë që janë art në të veshur. Ajo që i intereson janë aksesorët e brendshëm me fuqi të qëndrueshme.