Aktualitet Zgjedhjet 2025

Numërohen mbi 62% e votave nga Diaspora!

Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me diferencë të thellë në votat e Diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ-ja, janë numëruar 121,985 zarfa nga gjithsej 194,889. PS-ja ka marrë 65,327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34,093 vota, që përfaqësojnë 28.22%.

Rritje e ndjeshme për Koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet”, që ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total. Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.

Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669, Djathtas për Zhvillim 359 vota, Lëvizja Atdheu 189 vota dhe Aleanca Demokracia e Re me vetëm 67 vota.