Ish presidentët amerikanë Barack Obama dhe George W. Bush, nderuan senatorin amerikan John McCain, hero i luftës, arkivoli i të cilit u soll në Katedralën e Uashingtonit. Presidenti Donald Trump nuk mori pjesë në ceremoni, ndërsa vajza e tij Ivanka ishte e pranishme. Familjarët e McCain e kishin bërë të qartë se Trump nuk ishte i mirëseardhur në ceremoninë e nderimit në Arizonë dhe Uashington.