Ditën e djeshme Organizata Botërore e Shëndetësisë doli në një konferencë për shtyp ku u theksua se rruga për tu kthyer në normalitet është e gjatë.
“Një numër vaksinash tani janë në fazën e tretë të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi vaksina efektive, që mund parandalojnë infektimin nga koronavirusi. Megjithatë nuk ka asnjë ‘plumb argjendi’ ndaj Covid-19 për momentin, mbase mund të mos ketë kurrë.” -tha kreu i OBSH.
Kujtojmë se deri tani janë mbi 18 milionë persona të infektuar dhe mbi 688 mijë të tjerë kanë humbur jetën në të gjithë botën nga Koronavirusi.