Një zyrtar i lartë i OKB-së bëri të ditur se 20 kamionë të tjerë me ndihma humanitare do të mbërrijnë sot në Gaza. Furnizimet do të hyjnë në rajon nga Egjipti, shtoi azi.
Vihet re se të shtunën, 20 kamionë hynë në Gaza si pjesë e misionit të ndihmës së parë në terren që kur Izraeli vendosi një rrethim total.
Izraeli më pas lejoi një kolonë të dytë prej 15 kamionësh të hynte në Gaza të dielën.
Një kolonë e tretë e vogël ndihmash nga Egjipti hyri në Gaza të hënën, sipas Sky News.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Mësohet se në fokus të bisedimeve të tyre ishte situata në Lindjen e Mesme. Erdogan ka theksuar se heshtja e vendeve perëndimore po e përkeqëson krizën humanitare në Gaza.
Në deklaratën e Presidencës turke, bëhet gjithashtu me dije se presidenti turk ka ritheksuar se Ankaraja do të punojë për të arritur paqen në rajon.
“Brutaliteti ndaj territoreve palestineze po intensifikohet dhe civilët po vriten vazhdimisht”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.