Hetuesit e Kombeve të Bashkuara deklaruan sot se forcat izraelite të sigurisë kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit vitin e kaluar kur vranë 189 palestinezë dhe plagosën mbi 6100 të tjerë në Gaza. Paneli i pavarur tha se ka marrë informacion konfidencial për ata që mendon se janë përgjegjës për vrasjet, përfshirë qitësit me snajper dhe komandantët. Izraeli i hodhi poshtë gjetjet e raportit dhe e konsideroi atë “teatër absurdi.”