Gossip Showbiz

Ola shpërthen kundër Gjestit! “Doje atë që të keqtrajtonte…”

Gjesti dhe Ola janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë diskutimeve, Ola ka shkuar deri në atë pikë sa i ka përmendur Gjestit Xhenetën, duke e akuzuar për keqtrajtimet që ajo thotë se ka pësuar gjatë kohës që ishin pjesë e të njejtit format në Kosovë.

Ajo i ka kujtuar Gjestit se nuk e ka vlerësuar atë që e ka mbrojtur dhe dashur (Eglin), duke theksuar se ai ka preferuar atë që e keqtrajtonte (Xhenetën).

Ola e ka akuzuar Gjestin se ka bërë një gabim të madh, pasi sipas saj, që Xheneta nuk është futur në program për të treguar “surratin e tij të vërtetë”, duke e quajtur atë “hajvan”.

Ti nuk e doje atë që të ka larë, të ka mbrojtur, të ka dasht ti nuk e doje. Doje atë që të keqtrajtonte, ka bërë gabim ajo që nuk është fut këtu të tregojë surratin tënd të vërtetë, hajvan…

Ky ishte një moment tensioni që ka thelluar edhe më shumë konfliktin mes dy banorëve.