E marta ‘Ndryshe’ këtë herë erdhi me një personazh vërtet shumë të veçantë. Besojmë nuk ka të madh e të vogël që nuk e njeh Olsin e Noçes… ose Olsin e famshëm të “Big Brother 1”. Ende sot e kësaj dite, ai vazhdon të mbetet vërtet i përfolur për atë çfarë dha në edicionin e parë të “Big Brother”, që në fakt ishte më shumë edhe një eksperiment social.
E në një intervistë ‘pa doreza’ me Salsanon dhe Adin, Olsi dha disa opinione shumë kritike për VIP-at brenda shtëpisë, duke u shprehur se zënkat aty brenda nuk janë aspak ashtu siç ai do të donte të ishin. I pyetur nga prezantuesit për mendimin e tij lidhur me disa nga personazhet aty brenda, ai tregoi pa ngurrim shumëçka…
Ilir Shaqiri: Merret me shumë llafe, e diskuton një debat 24 orë brenda shtëpisë. Mund të them që është pak i zgjuar nga pjesa që ka më shumë eksperienca në jetë, di si ndodhin gjërat.
Kledi: Është më intriganti, ai është një ‘ububu’. Mirë me të gjithë, ëmbël me të gjithë. Është edhe aq i gjatë, po nuk po e sheh njeri që shkon në finale, nuk e nominon njeri. Tani i ka hyrë edhe masazheve.
Monika: Pak thashethemaxhie. Do isha kurioz, po të hyja në shtëpi do u merrja me të. Është brezi im. Nuk hyn te gustot e mia, por do doja ta nxirrja pak nga vetja.
Donaldi: Nuk them si të gjithë që do e fitojë Donaldi. Të kesh Borën para e të të kujtohet Olsi me Noçen. Më duket fiks çun nga Vlora, nuk do të ndryshojë. E prisja pak më të drejtpërdrejt me Semin.
Fifi-Granit: Fifi është shumë tip, kinge në fytyrë, po ai nuk kishte pikën e tërheqjes. Ose duhet ta mbaronte atë punë që nisi ose ta ndante. Fifi mund të jetë finaliste nga halli. Graniti mendoj se del sot.
Einxhel: Më gërric ajo, do u zija brenda shtëpisë me të. Do të bëhet më mashkull se meshkujt. Ka filluar jep dhe mend.
Sarah Berisha: Asaj i them Elton John i vogël.