Bota

Operacioni për trafikun e drogës i quajtur “Karaburun”, arrestohen 147 italianë e 90 shqiptarë

Aksion i gjerë në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Operacioni i koduar “Karaburun” solli arrestimin e 147 shtetasve italianë dhe 90 shqiptarëve. Grupi trafikonte kokainë, heroinë dhe marijuanë të importuar në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Franca, Gjermania, dhe Kosova. Për një periudhë disa vjeçare, trafikantët dyshohet se kanë tregtuar tonelata me drogëra të forta.

Hetimi u koordinua nga Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhe nga zv/prokurori i DDA-së së Catanzaro Domenico Guarascio.

Grupi kriminal, sipas asaj që doli nga hetimi, drejtohej nga Francesco Abbruzzese (i quajtur “dentuzzo”) në Cassano allo Ionio, Giovanni Guidi në Corigliano Rossano, Antonio Angelo Pelle në San Luca dhe Romë, Massimo Albanese në Massafra (Taranto), Franco Pietro Caserta në Catania, nga vëllezërit Edmond dhe Alfred Beqiri dhe Ndue Sokoli në Sibaritide, nga Jahi Abdul në San Luca dhe në të gjithë vendin, nga Prine Dobroshi dhe Arben Velikp.

Dy të dyshuar të tjerë, Mareglen Halka dhe Kaplianaj Fathbard, thuhet se e kryejnë veprimtarinë e tyre kriminale në Massafra, Catania, Bari dhe Pordenone.

Midis akuzave kundër të dyshuarve nga Zyra e Prokurorit të Lamezia-s dhe DDA janë edhe ato të prodhimit dhe tregtimit të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe nitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe të përdorura për të përgatitur heroinë.