Aktualitet

Opozita e Bashkuar anulon protestën e nesërme para Kuvendit

Opozita e Bashkuar anulon protestën e parashikuar për nesër para Kuvendit. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se protestat do të zhvillohen në varësi të seancave plenare. Ndërkaq, konfirmohet zhvillimi i tubimit të 16 Marsit, përballë selisë së Parlamentit.  Një ditë më parë, Maxhoranca vendosi thirrjen e Kuvendit në seancë, një lëvizje që detyroi Opozitën ta organizonte dje protestën që u shoqërua me tensione e përdorim mjetesh të forta. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, 8 prej të cilëve po procedohen penalisht në gjendje të lirë.