Aktualitet

Opozita e Bashkuar thirrje Kryeministrit Rama të vazhdojë dialogun për ndryshimet kushtetuese

Pasi një ditë më parë propozoi hapje 100% të listave, Opozita e Bashkuar i mbetet qëndrimit se hapja e tyre dhe koalicionet parazgjedhore funksionojnë shumë mirë, si në rastin e Kosovës. Sot pati një dalje për mediat të Gazment Bardhit, Oerd Bylykbashit e Petrit Vasilit të cilët akuzuan kryeministrin Rama se ka vetëm një qëllim tinzar sipas tyre, “të zhdukë koalicionet”. Bylykbashi vuri në dukje se me vullnet të mirë politik, mund të arrihet konsensus deri më 30 Korrik kur pritet votimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese.

“Koalicioni që përdorim sot është një formë liste e hapur, ku zgjedhësi përcakton fuqinë e secilës parti. Është e njëjta gjë që po përpiqemi që të bëjmë me këtë propozim. Por Edi Rama kërkon të mbyllë listën e partive. Këto të dyja funksionojnë shumë mirë dhe pa asnjë problem.

Votuesi cakton partinë dhe kandidatin e asaj partie në një fletë votimi, si për partitë brenda apo jashtë koalicionit. Cdo parti e koalicionet del me emër të vecantë. Është teknikalitet i zgjidhshëm lehtësisht, si në Kosovë. Edi Rama në padijen e tij dhe qëllimin tinzar përdor këtë lidhje vetëm me një qëlli, që të zhdukë koalicionet” tha Oerd Bykykbashi

Me formulën që propozon Edi Rama, 1/3 e listave zgjidhet nga partitë, ndërsa 2/3, humbësit të zgjidhen nga qytetarët. Kjo do të thotë se 100 deputetë të jenë të paracaktuar dhe vetëm 40 të jenë me listë të hapura. Opozita ka propozuar hapjen 100% të listave, por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Ramën. Maska e Ramës ka rënë.

Qëllimi i tij është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Pra votat që qytetarët hedhin për të larguar Ramën duhet të prodhojnë mandate për Edi Ramën. Tani si humbës dhe frikacak po përpiqet që të zhbëjë marrëveshjen e 5 qershorit me preteksin e hapjes së listave. Tani që propozuam hapjen 100% Ramës i ka ikur gjuha, teksa cicëronte si bilbil. As ai dhe askush nuk do të mbajnë peng vendin dhe njerëzit që duan ditë më të mira për familjet e tyre“. – tha Gazmend Bardhi