Pas lënies së mandateve, opozita po sheh mundësinë e tërheqjes së të zgjedhurve lokalë në të gjithë vendin. Sipas aleatëve historikë të PD, qëndrimi i opozitës pritet të radikalizohet pas protestës kombëtare të 16 marsit. Tirana pritet të ketë peshën kryesore për protestën e ditës së enjte para Parlamentit. Për këtë arsye, Basha krahas aleatëve mblodhi edhe krerët lokalë të kryeqytetit. Ndërkaq partnerët europianë dhe amerikanë kanë kundërshtuar në bllok djegien e mandateve të opozitës.