Gossip

Orlando Bloom gjen dashurinë pas ndarjes nga Katy Perry?

Vetëm katër muaj pas ndarjes nga këngëtarja e njohur Katy Perry, aktori hollivudian Orlando Bloom duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale.

Sipas raportimeve të “The Sun” Bloom është parë në shoqërinë e një gruaje brune misterioze në një bar kokteji në Chelsea, Londër.

Një burim pranë aktorit ka treguar për median britanike se:

Orlando dhe Katy u ndanë miqësisht dhe mbeten në marrëdhënie të mira. Ai po e mban lidhjen e re të fshehtë, por duket i lumtur dhe po shijon jetën sërish

Kohët e fundit, 47-vjeçari është parë disa herë në zona të ndryshme të Chelsea-t, duke u argëtuar dhe duke kaluar kohë me miq — sinjale që tregojnë se ai ka rigjetur ekuilibrin pas ndarjes së bujshme.

Ndërkohë, Katy Perry duket se nuk ka mbetur pas në aspektin romantik.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, këngëtarja e “Firework” po përjeton një romancë të re me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Çifti është fotografuar së fundmi duke u përqafuar dhe puthur në jahtin e saj luksoz pranë Santa Barbarës, duke konfirmuar për herë të parë zërat për lidhjen e tyre.

Historia mes Katy dhe Orlando-s ka qenë plot ulje-ngritje. Dyshja u njohën në vitin 2016, u ndanë në 2017, por u ribashkuan në 2018.

Një vit më vonë, aktori i “Pirates of the Caribbean” i propozoi këngëtares në një mbrëmje romantike për Shën Valentin, ndërsa në gusht të vitit 2020 ata mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove Bloom.

Dasma e tyre, e planifikuar për në vitin 2020, u shty për shkak të pandemisë — dhe që prej atëherë marrëdhënia e çiftit duket se ka kaluar sfida të shumta.

Tani, me Katy-n që shijon romancën me një figurë politike botërore dhe Orlando-n që ka nisur një lidhje të re, duket se të dy kanë zgjedhur të ecin përpara, secili në mënyrën e vet.