Gossip Showbiz

Katy Perry dhe Justin Trudeau zyrtarizojnë romancën? Kapen duke u puthur?

Pas muajsh spekulimesh, është bërë zyrtare: këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau janë në një lidhje dashurie.

Sipas “The Mail on Sunday”, çifti është parë duke shijuar pushime romantike në jahtin luksoz të Perry-t, Caravelle, pranë brigjeve të Santa Barbarës, në Kaliforni.

Fotografitë e publikuara tregojnë këngëtaren 39-vjeçare të veshur me një kostum banje elegant ngjyrë të zezë, ndërsa përqafon e puth Trudeau-n në kuvertën e sipërme të jahtit, pa u shqetësuar nga kalimtarët dhe turistët.

Ky është konfirmimi i parë publik i romancës që deri më tani kishte mbetur në nivel thashethemesh.

Zërat për lidhjen midis tyre nisën që në korrik, kur ata u panë duke darkuar në mënyrë intime në restorantin “Le Violon” në Montreal. Megjithatë, as Perry dhe as Trudeau nuk kishin reaguar deri më sot.

Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, në gusht të vitit 2023, pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë: Xavier (18), Ella-Grace (16) dhe Hadrien (11). Nga ana tjetër, Katy Perry është nënë e një vajze pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom, që ka me aktorin Orlando Bloom.

Këngëtarja ishte e martuar më parë me komedianin Russell Brand nga viti 2010 deri më 2012.

Burime pranë çiftit kanë thënë për median britanike se marrëdhënia është ende në fazat e para, por ndjenjat janë të forta.

Katy është shumë e interesuar për të

– ka deklaruar një burim.

Ajo e konsideron Justin-in një njeri me shumë cilësi. E pëlqen shumë. Dhe ndjenja është e ndërsjellë.