Ceremonia e çmimeve Oscar nuk do të transmetohet më në ABC duke nisur nga viti 2029. Pas më shumë se 50 vitesh në këtë televizion, Oscarët do të shfaqen në YouTube.
ABC do ta transmetojë ceremoninë edhe deri në vitin 2028, ndërsa nga viti 2029 e deri në 2033, YouTube do të ketë të drejtat ekskluzive për transmetimin global. Ceremonia do të jetë falas dhe e aksesueshme për të gjithë shikuesit në mbarë botën.
Sipas drejtuesve të YouTube dhe Akademisë së Filmit, ky ndryshim synon që Oscarët të arrijnë një audiencë më të madhe ndërkombëtare dhe të jenë më pranë brezit të ri, pa humbur traditën e tyre.