Rajoni

Paga mesatare në Kosovë arriti 639 euro vitin e kaluar!

Vitin e kaluar, pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 639 euro ndërsa më 2023-shin, 570. Pra, një rritje prej 69 eurosh. Në vitin 2024, paga neto ishte 552 euro, krahasuar me 2023-shin, 506. Pra, një rritje prej 46 eurosh. Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi raportin vjetor “Niveli i Pagave në Kosovë” për vitin 2024, duke ofruar pasqyrë të detajuar të pagave mesatare bruto dhe neto në sektorët kryesorë të ekonomisë vendore: publik, privat e ndërmarrjet publike.

Në sektorin privat, rritja e pagave ka qenë dukshëm më e madhe. Paga mesatare bruto në vitin 2024 ishte 598 euro, nga 515 euro më 2023-shin, rritje prej 83 eurosh. Paga neto u rrit në 513 euro, nga 459 euro në vitin paraprak, rritje prej 54 eurosh.

Në sektorin publik (administratë), rritja është vërejtur krahasuar me vitin 2020. Paga mesatare bruto në vitin 2024 ishte 755 euro, nga 624 euro në vitin 2020, 131 euro ose 21% më shumë.

Paga neto u rrit nga 552 euro më 2020-ën në 668 më 2024-ën, gjithashtu një rritje prej 116 eurosh ose 21%. Në ndërmarrjet publike, rritja ishte më e moderuar. Paga mesatare bruto në vitin 2024 arriti në 783 euro, nga 769 euro në vitin 2020, rritje prej vetëm 14 eurosh (1.8%).

Paga neto në këtë sektor u rrit me 5 euro, nga 680 në 685 euro (0.7%).

Krahasimi sipas sektorëve

Sipas ASK-së, sektori i ndërmarrjeve publike vazhdon të ketë pagat më të larta, ndërsa sektori privat mbetet me pagat më të ulëta.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike

Në vitin 2024, aktivitetet me pagat më të larta ishin:

Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar:

o             Paga bruto: 1,105 euro

o             Paga neto: 970 euro

Informimi dhe komunikimi:

o             Paga bruto: 1,090 euro

o             Paga neto: 935 euro

Aktiviteti me pagat më të ulëta ishte:

Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim

o             Paga bruto: 389 euro

o             Paga neto: 331 euro./Monitor