Tech Top Tech - News

Pajisja e re e inteligjencës artificiale që po përgatitet të dalë, do t’ju lë pa mend! Ja çfarë do jetë e aftë të bëjë…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Pajisja e re e inteligjencës artificiale që po përgatitet të dalë, thuhet se do jetë… më e qetë se iPhone-i. S’ka më shkëlqime, s’ka më njoftime që të shpërthejnë në fytyrë dhe ska më aplikacione që të marrin mendjen. Ideja është të krijojnë diçka që s’të lodh, s’të shpërqendron, por thjesht punon në sfond si një mjet inteligjent që e ke gjithmonë me vete.

Pajisja përflitet të jetë pa ekran dhe aq e vogël sa e mban në xhep. Dhe sipas atyre që e kanë parë, reagimi fillestar është diçka e tipit: “Çaaa, kaq? Kjo është?” Thjeshtësi totale.

Vizionin e kanë të qartë: pajisja nuk duhet të duket si Times Square ku të vijnë dritat, zhurmat dhe shpërqendrimet nga të gjitha anët. Përkundrazi, ideja është të duket si një vend pushimi, ku pajisja e filtron botën për ty, të jep vetëm ç’duhet, kur duhet, dhe të lë të jetosh jetën tënde pa shpërthime njoftimesh.

Ajo çfarë synohet është besimi afatgjatë. Pajisja të njohë, të kuptojë kontekstin tënd dhe të të ndihmojë në momentin e duhur, jo çdo 30 sekonda.

Dhe mesa duket, dizajni është aq minimalist sa rrezikon të duket i pafajshëm, por ideja është pikërisht kjo: diçka shumë e zgjuar, shumë e fuqishme dhe e thjeshtë për t’u përdorur.

Nëse gjithçka ecën sipas planit, kjo pajisje pritet të dalë brenda dy viteve. Dhe nëse realisht është aq “e qetë” sa thuhet do e marr një për vete.