Showbiz

Pamje prekëse: Gruaja e Diogo Jotës në gjendje të rënduar pas vdekjes tragjike të futbollistit!

Pas ndarjes së papritur nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota, pamje të reja rrëqethëse janë publikuar në media, duke treguar gjendjen emocionale të rënduar të bashkëshortes së tij, Rute Cardoso.

Në videot e filmuara pranë shtëpisë familjare në Porto, Rute shihet e tronditur dhe me fytyrë të përlotur, teksa mbështetet nga dy familjarë që e ndihmojnë të hipë në një makinë. Sipas të pranishmëve, atmosfera ishte tejet e rënduar, ndërsa familja dhe miqtë po përpiqen t’i qëndrojnë pranë në këto momente të padurueshme dhimbjeje.

Jota dhe Rute ishin martuar vetëm pak javë më parë, në qytetin e tyre të lindjes, ndërsa kishin dy fëmijë të vegjël. Çifti sapo kishte përfunduar muajin e mjaltit dhe po kthehej drejt Mbretërisë së Bashkuar kur ndodhi tragjedia.

Autoritetet konfirmuan se Jota humbi jetën bashkë me vëllain e tij në një aksident të rëndë automobilistik në Zamora të Spanjës. Sendet personale të shpëtuara nga vendi i ngjarjes iu dorëzuan bashkëshortes së tij, ndërsa asaj iu ofrua edhe ndihmë psikologjike.

Tragjedia ka lënë të tronditur komunitetin sportiv dhe miliona tifozë në mbarë botën, ndërsa Liverpool ka konfirmuar mbështetje të vazhdueshme për familjen e futbollistit të ndjerë.