Më shumë se 30 pasagjerë të Ryanair u lënduan, duke pasur gjakderdhje nga veshët dhe pasi avioni i tyre në Kroaci humbi presionin e kabinës. Lajmi që minon imazhin e kompanisë ajrore, u bë i ditur pas raportimit të policisë gjermane. Fluturimi nga Dublini në Zadar bëri ulje emergjente në Frankfurt. Linja ajrore tha se maskat e oksigjenit ishin vendosur dhe ekuipazhi kishte kryer një “ulje të kontrolluar”. Aeroplani mbante 189 pasagjerë, 33 prej të cilëve u shtruan në spital me ankesa nga me të ndryshme, që nga frymëmarrje, ankthi, deri te lëndimet e shumta në vesh.