Health & Beauty

Papastëritë dhe kaosi i shkaktuar natën e ndërrimit të viteve, metoda më efikase për pastrimin e furrës të nesërmen!

Duke qenë se po i afrohemi natës së Vitit të Ri, me siguri do të gatuajmë një llojshmëri të ushqimeve dhe mund të kemi shumë njolla të cilat mbesin në furrë. Nëse ballafaqoheni me këtë problem ekziston një metodë ideale se si t’i pastroni ato në mënyrë efikase. Ju mund t’i keni tashmë këto produkte pastrimi edhe në shtëpi. Fillimisht, hiqni raftet e furrës dhe futini në ujë të ngrohtë dhe me detergjent për rreth 30 minuta për të larguar çdo yndyrë dhe papastërti. Krijoni një pastë, me gjysmë filxhani sodë buke dhe disa lugë ujë, vendoseni masën në një tas të vogël derisa të formohet një pastë e trashë.

Pasi pasta të jetë gati, aplikojeni në të gjithë pjesën e brendshme të furrës me një sfungjer ose leckë, por shmangni elementët e ngrohjes. Sigurohuni që pjesët më të ndotura të mbulohen më trashë. Këtë masë me sodë të bukës mbajeni për 12 orë. Pasi të hiqet pak yndyra, merrni një leckë të lagur dhe fshijeni pastën sa më shumë që mundeni. Më pas merrni një shishe me uthull të bardhë dhe spërkatni furrën tuaj. Masën në fund dhe papastërtitë pastrojeni me leckë të lagur e të pastër.

Edhe pse furrat me mikrovalë supozohen të jenë sterile, një studim tregon se shumë mikroorganizma janë rezistues ndaj rrezatimit elektromagnetik intensiv që lëshojnë. Studiuesit nga Universiteti i Valencia dhe Darwin Bioprospecting Excellence Spanjë morën mostrat nga 30 furra me mikrovalë nga mjedise të ndryshme: kuzhina në shtëpi, zona të përbashkëta si dhomat e pushimit dhe kafenetë, dhe laboratorët. Ata zbuluan mikroorganizma të ndryshëm që jetonin brenda këtyre pajisjeve. Shumë prej këtyre mikrobeve lulëzojnë në mjedisin njerëzor dhe çuditërisht shumë prej tyre nuk ndikohen nga rrezatimi brenda furrës me mikrovalë.