Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim, i paraqitur nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, raporton media izraelite.
Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, ku për muaj janë zhvilluar konflikte të dhunshme dhe shkëmbime sulmesh ajrore dhe tokësore.
LEXO EDHE: Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër të vdekur
Grupi Hamas njoftoi më herët se kishte marrë propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe po e shqyrtonte me kujdes. Deri tani, përpjekjet për një armëpushim të qëndrueshëm kanë hasur në vështirësi, duke shkaktuar viktima civile dhe krizë humanitare në rajon.
SHBA-ja dhe aktorët ndërkombëtarë janë angazhuar fuqishëm për të negociuar një marrëveshje të paqes, në përpjekje për të ndalur dhunën dhe për të mbrojtur civilët në këtë konflikt të gjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.
Organizatat ndërkombëtare raportojnë për përhapje të kequshqyerjes, veçanërisht tek fëmijët. IPC vlerëson se mbi 71,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç janë të kequshqyer, me mbi 14,000 raste të konsideruara të rënda.
Qendra e shpërndarjes në Rafah u ngrit nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e autorizuar nga Izraeli për të menaxhuar ndihmat.
Sipas një deklarate nga GHF, stafi u detyrua të largohej përkohësisht nga postet për të shmangur përplasje të mëtejshme, pasi mijëra njerëz përfshinë zonën në mënyrë të pakontrolluar.
Bllokada izraelite e vendosur në mars, që kufizon hyrjen e ndihmave humanitare, është cilësuar nga organizatat ndërkombëtare si një faktor kyç në përshkallëzimin e krizës ushqimore në Gaza.