Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas njoftimit, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit si dhe zonën e qendrës reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Prej orëve të pasdites dhe më pas, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era pritet të fryej me drejtim nga jugu me shpejtësi mesatare 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore rrit shpejtësinë deri në 18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
20/29
Re shi diell
Kukës
18/28
Re shi diell
Lezhë
20/28
Re shi diell
Dibër
16/27
Re shi diell
Durrës
21/30
Re shi diell
Tiranë
23/31
Re shi diell
Elbasan
22/32
Re shi diell
Berat
20/33
Re shi diell
Vlorë
22/32
Re shi diell
Korçë
16/30
Re shi diell
Gjirokastër
18/32
Re shi diell
Sarandë
20/32
Re shi diell