Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte 26 dhjetor 2025!

Ditën e sotme moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, që pas orëve të mesditës gradualisht vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ka reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes.

Më pas, reshjet mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era fryn me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, deri në 10 m/s. Deti është i valëzimit i forcës 1-2 ballë.