Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës duke filluar nga veriu e më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit, me vranësira kalimtare e kthjellime.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.
Hera-herës, shira në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonat e qendrës dhe jugut. Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.
Në zonën e Alpeve ka reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore. Në verilindje-lindje, në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër, bie dëborë me intensitet të ulët deri mestar.
Ndërsa në pjesën tjetër të vendit, në lartësinë mbi 400-500 metra, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 18 m/s, me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/6
Re shi/borë
Kukës
-3/-1
Re shi/borë
Lezhë
5/7
Re shi/borë
Dibër
-2/1
Re shi/borë
Durrës
7/10
Re shi
Tiranë
6/9
Re shi
Elbasan
3/5
Re shi
Berat
2/4
Re shi
Vlorë
5/8
Re shi
Korçë
1/2
Re shi/borë
Gjirokastër
2/4
Re shi/borë
Sarandë
5/7
Re shi