Aktualitet

Parashikimi i motit, nuk ndalet shiu!

Për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti mbetet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut ishin prezente me intensitet të ulët që nga orët e para, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug, në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Gjatë ditës, vijojnë me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e perëndim dhe jug, hera-herës me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje e juglindje të vendit, bie dëborë, por me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim juglindje – jug e me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era arrin shpejtësi deri në 13 m/s.