Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, siç njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti vijon me kthjellime, si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje, si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të kësaj zone e në verilindje, nga orët e mesditës deri të pasdites ka reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra e të dobëta.
Në relievet e larta malore të zonës së jugut, në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiu në periudha tepër afatshkurtra janë në formën e shtrëngatave.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në dete është i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
18/33
Diell pak re
Kukës
14/30
Diell pak re
Lezhë
17/32
Diell pak re
Dibër
12/29
Diell pak re
Durrës
18/32
Diell pak re
Tiranë
20/33
Diell pak re
Elbasan
18/34
Diell pak re
Berat
18/34
Diell pak re e shi
Vlorë
19/31
Diell pak re
Korçë
15/28
Diell pak re
Gjirokastër
15/35
Diell pak re e shi
Sarandë
18/31
Diell pak re