Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me kthjellime, si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura prej orëve të mesditës deri të pasdites dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme e intensitet të ulët.
Në relievet malore në lindje, ka lokalisht reshje në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet e kryesisht atë jugperëndimor, era arrin shpejtësi 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/31
Diell re shi
Kukës
16/31
Diell re shi
Lezhë
16/30
Diell re shi
Dibër
13/30
Diell re shi
Durrës
17/30
Diell re shi
Tiranë
19/31
Diell re shi
Elbasan
17/30
Diell re shi
Berat
14/31
Diell re shi
Vlorë
17/30
Diell re shi
Korçë
12/28
Diell re shi
Gjirokastër
11/31
Diell re shi
Sarandë
18/29
Diell re shi