Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit, pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore, në orët e mesditës deri të pasdites.
Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, arrin shpejtësi 13 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
18/32
Diell
Kukës
14/33
Diell
Lezhë
17/31
Diell
Dibër
15/31
Diell
Durrës
19/33
Diell
Tiranë
20/34
Diell
Elbasan
18/34
Diell
Berat
18/34
Diell
Vlorë
20/32
Diell
Korçë
12/30
Diell
Gjirokastër
16/34
Diell
Sarandë
19/31
Diell