Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut nisën që në orët e mëngjesit përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët, ndërsa pas mesditës përhapen në pjesën më të madhe të territorit. Në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim janë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonat alpine dhe në verilindje e lindje, mbi 800 deri në 900 metra lartësi, nuk mungojnë reshje bore me intensitet të ulët.
Era fryn nga verilindja në juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato luginore, arrin deri në 16 m/s. Deti është i trazuar, me valëzim të forcës 4 deri 5 ballë.