Aktualitet

Parashkimi i motit, e enjte 6 nëntor!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për sot, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti vijon i kthjellët, si edhe me alternime vranësirash kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje e që shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash në orët e mesditës dhe pasdites.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/21
Diell

Kukës
6/17
Diell re

Lezhë
11/20
Diell

Dibër
3/17
Diell re

Durrës
8/23
Diell

Tiranë
10/24
Diell

Elbasan
9/23
Diell

Berat
7/24
Diell

Vlorë
10/21
Diell

Korçë
6/14
Diell re

Gjirokastër
8/22
Diell re

Sarandë
11/21
Diell