Së fundmi, Paris Hilton ka zbuluar se cila është çanta më e shtrenjtë e saj. Teksa po tregonte garderobën e saj për “Elle”, Paris rikujtoi disa nga veshjet dhe aksesorët e saj më të shtrenjtë që ka blerë ndër vite.
Blerja ime më e shtrenjtë, është kjo çantë Birkin e personalizuar. E dua Hermes dhe e dua këtë çantë. Nëse unë do të isha çantë, kjo do të isha- është shprehur ajo duke shtuar se çanta është e mbuluar me mbi 60 mijë kristale Swarovski.

Hilton e bleu çantën në vitin 2018-të dhe vlera e saj ishte ishte 65 mijë dollarë.

Së fundmi janë duke qarkulluar thashetheme se trashëgimtarja e famshme është shtatzënë më të fejuarin e saj, Carter Reum. Por miliarderja ka reaguar menjëherë duke i mohuar këto thashetheme dhe gjatë një episodi në “This is Paris” shprehu se:
E vetmja gjë në furrë në këto momente është lazanja ime. Gjithashtu u zgjova mes 3 mijë mesazheve. Të gjithë iPhone-t e mi po shpërthejnë, të pestë. Të gjithë më thonë urime dhe se ndihen shumë të lumtur për mua. Kam folur me njerëz që nuk kisha folur për vite me radhë,- tha Paris Hilton, teksa shtoi se është shtazënë me trinjakë.
Gjithashtu Hilton ka shprehur se nuk ka pasur kurrë botoks ose mbushës në fytyrën e saj. 40-vjeçarja nuk e ka ndjerë të nevojshme t’i drejtohet injeksioneve kozmetike të njohura për ta mbajtur atë pa rrudha. Ndërkaq, ajo ka shprehur se:
Unë kurrë nuk kam bërë një injeksion. Jam pa botoks, pa mbushës. Shumica e miqve të mi e kanë bërë atë botoks ose mbushës për vite me radhë, pasi ishin në të 20-at e tyre, por unë jam aq e lumtur që nuk kam bërë asgjë.