Bota

Parisi blindohet nga masat e sigurisë

Festa e Bastijës dhe Finalja, Francë-Kroaci, blindojnë Parisin këtë fundjavë. Nga sot, janë dislokuar mbi 12 mijë oficerë policie e 1 mijë e 600 ushtarë. Rreziku terrorist bëhet dhe më evident në raste grumbullimesh masive, ndaj autoritetet marrin masa për të përforcuar sigurinë. Kremtimet e Festës Kombëtare kulmojnë me një paradë ushtarake.