Celebrities Showbiz

Parodia e Rami Malek dhe Pete Davidson në “Saturday Night Live” do t’ju shkrijë së qeshuri…

Aktorët e njohur amerikanë Rami Malek dhe Pete Davidson kanë realizuar një parodi në lidhje me serialin e njohur që mori famë botërore në më pak se 1 muaj, “Squid Game”. Kjo këngë e titulluar “SNL”, ashtu “Squid Game”, pa dyshim që do të jetë hiti më i madh i vitit 2021. Në emisionin e djeshëm të “Saturday Night Live” pjesa kryesore e këtij emisioni, ishte padyshim kënga e realizuar nga dy artistët që me siguri e keni dëgjuar. Atyre iu bashkua Big Wet, me këngën “Turn Up On Weekend”.

Në fillim të klipit shfaqen Rami dhe Pete me kapele kauboj të cilët luajtën lojën për të zgjidhur problemet e tyre financiare. Të dy kënduan me theks jugor, më pas shfaqen në lojën e famshme të “Squid Game”. Rami ishte i emocionuar që arriti deri tek ura e qelqtë me shokun e tij Pete, por më pas Pete e shtyu nga ura për të fituar.

Por kjo nuk është e gjitha. Pete shfaqet njësoj si aktori kryesor i serialit, me flokë në ngjyrë të kuqe. Pasi humb të gjitha paratë e fituara në një bast, ai rikthehet përsëri për të luajtur. Gjërat nuk përfunduan mirë për Ramin dhe Pete, por të gjithë mund të pajtohemi se ekipi i prodhimit të “SNL” bëri një punë të mahnitshme duke rikrijuar “Squid Game” brenda pak ditësh.

https://www.youtube.com/watch?v=vWdHPMhy270

 

Rikujtojmë se, aktori Rami Malek ka treguar rreth një bisede të veçantë apo edhe të papritur që ka pasur me Kate Middleton, në vitin 2019. Në intervistën e tij të fundit me “Jimmy Kimel Live”, Melek foli për pjesëmarrjen në premierën e filmit “No Time to Die”, ku pjesëmarrrës ishin gjithashtu, Dukesha dhe Princi Williams. Në këtë moment aktori rrëfeu dhe një takim të mëparshëm me Dukeshën, në BAFTA Awards, në shkurt të vitit 2019. Ai shprehet:

Unë e pashë princeshën Kate në një moment dhe i thashë: “Kjo duhet të jetë rraskapitëse”. Dhe ajo tha: “Pse?” Dhe unë thashë: “Sapo keni sjellë në jetë një fëmijë, ajo po?”. Ajo u befasua dhe tha: “Si shkojnë gjërat?” Dhe unë thashë: “Si jeni?” Dhe në mënyrën më mbretërore, elegante, ajo thjesht, ju e dini, më dha një vështrim, por ti e kupton.

Rami tregoi gjithashtu se kishte një propozim për anëtarët e familjes mbretërore.

Gjëja më qesharake në lidhje me bisedën ishte kur i thashë: “E dini, nëse ndonjëherë keni nevojë për një ditë pushimi, pak kohë pushimi, unë ju zëvendësoj”. Ajo tha: “Çfarë do të thuash?” Unë vazhdoj: “Unë mund të kujdesem për fëmijët. Kalofshi mirë.”