Celebrities Showbiz

Rami Malek iu ofrua Kate Middleton për të qenë ‘dado’ e Princit Louis?!

Aktori Rami Malek ka treguar rreth një bisede të veçantë apo edhe të papritur që ka pasur me Kate Middleton, në vitin 2019. Në intervistën e tij të fundit me “Jimmy Kimel Live”, Melek foli për pjesëmarrjen në premierën e filmit “No Time to Die”, ku pjesëmarrrës ishin gjithashtu, Dukesha dhe Princi Williams. Në këtë moment aktori rrëfeu dhe një takim të mëparshëm me Dukeshën, në BAFTA Awards, në shkurt të vitit 2019. Ai shprehet:

Unë e pashë princeshën Kate në një moment dhe i thashë: “Kjo duhet të jetë rraskapitëse”. Dhe ajo tha: “Pse?” Dhe unë thashë: “Sapo keni sjellë në jetë një fëmijë, ajo po?”. Ajo u befasua dhe tha: “Si shkojnë gjërat?” Dhe unë thashë: “Si jeni?” Dhe në mënyrën më mbretërore, elegante, ajo thjesht, ju e dini, më dha një vështrim, por ti e kupton.

Rami tregoi gjithashtu se kishte një propozim për anëtarët e familjes mbretërore.

Gjëja më qesharake në lidhje me bisedën ishte kur i thashë: “E dini, nëse ndonjëherë keni nevojë për një ditë pushimi, pak kohë pushimi, unë ju zëvendësoj”. Ajo tha: “Çfarë do të thuash?” Unë vazhdoj: “Unë mund të kujdesem për fëmijët. Kalofshi mirë.” 

Malek e kishte fjalën për Princin Louis, i cili në kohën e “BAFTA” ishte vetëm 10 muajsh. Ai u ofrua për të qenë dadoja e tij në mënyrë që ata të kalonin një natë në çift.

Gjëja më qesharake në lidhje me këtë ishte kur unë u thashë: “Nëse ndonjëherë keni nevojë për një ditë pushimi, unë jam një rezervë për ju. Mund të kujdesem për fëmijën tuaj, ndërsa ju mund të vazhdoni të bëni qejf bashkë.”

Aktori kujtoi se si ai thjesht po përpiqej t’i trajtonte ata si çdo njeri tjetër. Sipas tij një dozë normaliteti ishte ndoshta diçka që atyre u nevojitej.