Health & Beauty

Pas dekadash, P.C.O.S. riemërtohet në…

Për dekada me radhë, miliona gra me simptoma si cikle të parregullta menstruale, dhimbje në legen, qime të tepërta në trup dhe akne janë diagnostikuar me sindromën e vezoreve policistike, e njohur si P.C.O.S. Shumë prej tyre kanë hasur vështirësi për të marrë diagnozën e saktë dhe janë përballur me stigma, ndërsa opsionet e trajtimit kanë qenë të kufizuara. Tani, një partneritet ndërkombëtar mjekësh dhe studiuesish ka arritur në përfundimin se një nga problemet kryesore ka qenë vetë emri i sëmundjes.

Shumë gra të diagnostikuara me “sindromën e vezoreve policistike” nuk kanë fare cista në vezore, por vuajnë nga çrregullime të gjera hormonale dhe metabolike. Për këtë arsye, P.C.O.S. është riemëruar në P.M.O.S; “Sindroma Poli-Endokrine Metabolike Ovariane”. Ndryshimi u njoftua në një punim të publikuar të martën në revistën mjekësore The Lancet, pas një procesi disavjeçar, shkruan New York Times.

Procesi i riemërtimit përfshiu 56 organizata dhe anketime me mijëra paciente dhe profesionistë të shëndetësisë. Sipas studiuesve, emri i mëparshëm nuk e përshkruante saktë gjendjen, duke kontribuar në diagnoza të vonuara, trajtim të fragmentuar dhe stigma, si dhe duke kufizuar kërkimet shkencore dhe politikat shëndetësore. Ekspertët shpresojnë që emri i ri të ndryshojë mënyrën se si pacientet e kuptojnë këtë sindromë e cila prek rreth 10 deri në 13 për qind të grave në moshë riprodhuese, sipas OBSH-së si dhe mënyrën se si mjekët e trajtojnë atë.

Ciklet menstruale ndryshojnë në gjatësi dhe intensitet, thotë Alyssa Dweck, M.D., një asistente profesore klinike e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencës riprodhuese në Shkollën e Mjekësisë Mount Sinai, dhe autore e “V Is for Vagina”. Cikli tipik, shpjegon ajo, është midis 21 dhe 35 ditësh dhe periudha tipike është midis dy dhe shtatë. Disa gra kanë perioda të tmerrshme për shkak të një gjendjeje mjekësore të quajtur endometrioza, thotë Dweck. Ndodh kur indet që normalisht mbulojnë mitrën rriten jashtë saj dhe ka rreth 176 milionë raste të saj në mbarë botën. Por përndryshe, gratë e shëndetshme mund të kenë cikle më të këqija se normale.