Këngëtari nga Kosova, Gjesti, ka triumfuar në finalen e madhe të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke u shpallur fitues i këtij spektakli të ndjekur gjerësisht.
Në një garë të ngushtë me këngëtaren Rozana Radi, ai arriti të sigurojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Në momentin që u shpall fitues, Gjesti u shfaq tepër i emocionuar, por nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore të madhe.
Egli, e cila krijoi një lidhje romantike me Gjestin brenda shtëpisë, u takua me prindërit e tij pas përfundimit të spektaklit. Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, ajo shihet duke biseduar përzemërsisht me ta.
Megjithatë, Gjesti ka lënë të kuptohet se është ende i rezervuar përsa i përket marrëdhënies me Eglin jashtë shtëpisë, duke shprehur njëfarë skepticizmi për të ardhmen e tyre si çift.
Spektakli përmbylli kështu një tjetër sezon të suksesshëm plot emocione, intriga dhe lidhje të papritura, ndërsa vëmendja tashmë po zhvendoset te jeta e banorëve pas shtëpisë më të famshme në Shqipëri.