Së fundmi, mamaja e Will Smith, Carolyn ka reaguar për incidentin mes aktorit dhe komedianit Chris Rock gjatë ceremonisë së ‘Oscars 2022’. Në një intervistë për ‘ABC’ , Carolyn u shpreh se ajo dhe familja e saj u mblodhën rreth televizorit në periferi të Filadelfias për të parë shfaqjen pasi u zgjuan herët në mëngjes. Ndërkaq ajo u shpreh se:
Ai është shumë njerëzor. Kjo është hera e parë që e kam parë të humbasë toruan. Hera e parë në jetën e tij… Unë kurrë nuk e kam parë atë në këtë gjendje. Unë e di se si punon, sa shumë punon… Unë kam qenë duke pritur, duke pritur dhe duke pritur. Kur dëgjova emrin e tij pasi mori çmimin si “Aktori Më i Mirë” u lumturova pafund.

Pavarësisht dramës në skenë të Smith, familja e tij tha se ata janë të bindur se ai do të marrë rrugën e duhur duke ecur përpara. Së fundmi Will ka kërkuar falje për gjestin aspak të këndshëm kundrejt Chris Rock duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme, e pafalshme dhe se ndihej i turpëruar. 53-vjeçari në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se është turpëruar nga veprimet e tij, të cilat tronditën të pranishmit, producentët dhe të gjithë ata që po ndiqnin në atë moment ceremoninë.
Pas incidentit të pakëndshëm të ndodhur në ceremoninë e Oscar-it, komediani Chris Rock thuhej se nuk e dinte për sëmundjen e Jada Pinkett Smith kur bëri shaka për flokët e saj. Sjellim në vëmendje se lart e poshtë po thuhet se fansat e “Oscars” janë të bindur se momenti kur aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock për një shaka që ai bëri për flokët e gruas së Will, Jada Pinkett Smith ishte totalisht e inskenuar.