Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ju e keni besuar shuplakën e Will Smith kundrejt Rock, ka disa që mendojnë se ai moment ishte totalisht i inskenuar!

Së fundmi po thuhet se fansat e “Oscars” janë të bindur se momenti kur aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock për një shaka që ai bëri për flokët e gruas së Will, Jada Pinkett Smith ishte totalisht e inskenuar. Sjellim në vëmendje se Will u fut në skenë dhe goditi me shuplakë komedianin pas komentit që ai bëri në lidhje me flokët e Jada-s.

Ndërkohë, pasi panë pamjet e ngadalësuara të momentit të tensionuar, disa përdorues të rrjeteve sociale po këmbëngulin se incidenti ishte improvizim. Një shikues i shfaqjes supozoi se fakti që Chris dukej sikur po tërhiqej pak para se të merrte shuplakën nga Smith, të bën të mendosh se mund të ishte një rreng. Ai shkroi në Twitter se:

Chris Rock duke u bërë gati për atë që ai e di se do të vijë.

Dikush tjetër vijoi duke thënë se:

Aktorët e aksionit si Will Smith, dinë të godasin me grusht (ose shuplakë). Kjo ishte vetëm një skenë.

Një tjetër tha:

Imagjinoni të besoni se kjo ishte e vërtetë. Ishte gënjeshtër. Smith nuk do ta kishte goditur me të vërtetë Chris Rock-un në atë mënyrë në një transmetim direkt. Nëse shikoni me vëmendje, Chris u përgatit për shuplakën para se të vinte. Ata ndoshta janë paguar mirë për këtë.

Rikujtojmë se pas incidentit të pakëndshëm të ndodhur në ceremoninë e Oscar-it, komediani Chris Rock thuhej se nuk e dinte për sëmundjen e Jada Pinkett Smith kur bëri shaka për flokët e saj. Një burim tha se:

Ai nuk kishte qëllim të keq sepse ai realisht nuk dinte asgjë për sëmundjen e Jada-s.

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me gjithë këtë situatë, si nga aktorët e tjerë që ishin prezentë në ceremoni, po ashtu edhe nga vetë Akademia e cila është distancuar nga dhuna dhe incidenti i krijuar. Së fundmi, një tjetër reagim ka ardhur nga David Letterman. Prezantuesi dhe producenti i njohur ka reaguar publikisht për ndodhinë e bujshme në ‘Oscars’.