Rajoni

Pas Italisë, reagon edhe Greqia: Duam staf dhe para për të përballuar emigrantët

Pas Italisë, edhe Greqia i ka bërë apel Bashkimit Europian që të akordojë më shumë fonde dhe burime njerëzore, për të përballuar krizën e emigrantëve. Ministri i Emigrimit, Dimitris Vitsas tha se “Vendet kufitare duhet të marrin mbështetje financiare. Ne jemi veçanërisht të interesuar që të mbështeten financiarisht 5 ishujt tanë, që po presin një fluks prej më tepër se 18 mijë emigrantësh, shifër kjo dy herë më e lartë sesa kapacitetet shtetërore”, deklaroi Vitsas.